Bayerni ia lë në derë brazilianin Barcelonës!

Futboll

Bayerni ia lë në derë brazilianin Barcelonës!

Më: 22 janar 2020 Në ora: 18:47
Bayerni ia lë në derë brazilianin Barcelonës!

E ardhmja e Philippe Coutinhos nuk do të jetë te Bayern Munih.

I transferuar gjatë verës së kaluar në formë huazimi te kampionët e Gjermanisë për 8,5 milionë euro më të drejtë blerjeje për 120 milionë euro në fund të sezonit, mesfushori me tipare sulmuese nuk ka bindur në këto muaj të parë në Bavari.

Ata kanë vendosur t’ia kthejnë mbrapsht në verën e ardhshme, lojtarin brazilian Barcelonës.

120 milionë euro për kartonin e një 27-vjeçari karriera e të cilit është në rënie konsiderohen shumë nga drejtuesit bavarezë të cilët një shifër të tillë do të provojnë ta shpenzojnë për lojtarë më të rinj në moshë si Sancho apo Hravetz duke i ngecur në derë Coutinhon Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat