Trepça fantome e Milan Radojçiqit me plane të çmendura në Kosovë, duhet të parandalohet...

Futboll

Trepça fantome e Milan Radojçiqit me plane të çmendura në Kosovë, duhet të parandalohet...

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2020 Në ora: 19:26
Trepça fantome në stërvitje

Klubet serbe të Kosovës, vazhdojnë me budallaqet e tyre, nuk njohin institucionet e Republikës tonë. Klubet serbe që veprojnë në shumë disiplina sportive zhvillojnë garat me plan-program të Serbisë, dukuri që duhet të parandalohet një herë e përgjithmonë në shtetin e Kosovës.

Klubi fantom i futbollit Trepça ka filluar përgatitjet për pjesën pranverore të Ligës së Tretë të Serbisë, grupi i Perëndimit.

“Në grumbullimin e parë morën pjesë 20 lojtarë dhe stërvitja u zhvillua nga trajneri i fitnesit Krivoshiq dhe ndihmëstrajneri Angjellkoviq. Trajneri i ri i futbollistëve nga Mitrovica është Tomas Vasov, ish-trajner i Borcit nga Çacakut dhe Mlladost nga Lluçani. Ai u kthye nga Kina disa muaj më parë dhe fillon punën në Trepçë të mërkurën”, shkruan “radiokontaktplus”. 

“Trepça ka ambicie serioze për t’u promovuar në një rang më të lartë me ndërtimin e stadiumit të futbollit në Mitrovicën e Kosovës, pra në ligën e parë", shkruan më tej.

Paralajmërohet se shumë shpejt do të ndërtohet stadiumi në Mitrovicë dhe po përgatitet Trepça fantome që të ngritët në Ligën e Parë të Serbisë, e cila duhet të parandalohet në çdo formë, të ndalen të gjitha aktivitetet ilegale në një pjesë të Mitrovicës. Trepça fantome me kryetar Milan Radojçiqin, edhe politikisht pritet të ngritët në një rang më të lartë, por duhet që viti 2020 të jetë edhe fundi i garave ilegale në shtetin e Kosovës, që organizohen nga Federata e Futbollit e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat