PSG me shfaqje teatri, Neymar e jep topin me të pasme dhe Mbappe në versonin e Maradonas

Futboll

PSG me shfaqje teatri, Neymar e jep topin me të pasme dhe Mbappe në versonin e Maradonas

Më: 22 janar 2020 Në ora: 23:37
Neymar

PSG ka arritur të fitojë me rezultatin 0-3 ndaj Reimsit në Kupën e Francës dhe të kualifikohet në finale, në një ndeshje që më shumë është parë si një shfaqje teatri.

Neymar tregon edhe njëherë klasin e tij, ndërsa pasimi që po merr gjithë shpërndarjen në rrjetet sociale është kur futbollisti brazilian e jep topin me të pasmet.

Por gjithashtu një tjetër rast komik gjen si protagonist Mbappen.

Në versionin e përditësuar 2.0 të Maradonës, ka dërguar topin në rrjetë me dorë, megjithëse ishte shumë larg “dorës së Zotit”.

Spektakël, gola dhe pak turpërim ndaj kundërshtarit, padyshim që tifozët e Reims nuk janë larguar të kënaqur nga stadiumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat