Scholes beson se Pogba s’do t’i ndihmojë Unitedit: Do të gjejë diçka për t’u ankuar

Futboll

Scholes beson se Pogba s’do t’i ndihmojë Unitedit: Do të gjejë diçka për t’u ankuar

Më: 23 janar 2020 Në ora: 10:35
Paol Pogba

Ish-mesfushori legjendar i Manchester Unitedit, Paul Shcoles, beson se Paul Pogba do të gjejë diçka për t’u ankuar dhe nuk do t’u ndihmojë Djajve të Kuq ta shpëtojnë sezonin as kur të kthehet nga lëndimi.

Ylli francez mungoi sërish në skuadrën e Manchester Unitedit shkaku i një lëndimi në kyçin e këmbës, përderisa Djajtë e Kuq pësuan disfatë me rezultat 2:0 kundër Burnleyt në Old Trafford.

Pogba nuk pritet të kthehet në skuadër deri në shkurt, pasi e bëri operacion kyçin e këmbës këtë muaj. Ai i ka bërë vetëm dy paraqitje në Premierligë për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer që nga fillimi i tetorit, shkaku i këtij lëndimi.

Manchester Unitedi po përballet me një listë të gjatë të lojtarëve të lënduar, përfshirë këtu edhe yjet e tjerë të ekipit të parë, si Marcus Rashfordi dhe Scott McTominay.

Scholes beson se Djajtë e Kuq nuk duhet të llogarisin në Pogban për ta bërë dallimin kur ai të kthehet në skuadër, duke sugjeruar se 26-vjeçari do të ankohet për ndonjë gjë dhe do të tentojë të mos luajë për t’u larguar nga Old Traffordi.

“Nuk mendoj se Pogba është duke u kthyer nga lëndimi i tij. Por, edhe nëse do të ishte duke u kthyer, ai do të ankohej për diçka tjetër për të tentuar të mos luajë – për të tentuar ta sigurojë largimin nga klubi”, ka thënë Shcoles.

“Ne vazhdojmë të flasim për lojtarët që po mungojnë në skuadër, por edhe skuadra që e patëm sot duhet të jetë e mjaftueshme për ta mposhtur Burnleyn”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat