Mourinho: Kemi mbetur pa sulmues

Futboll

Mourinho: Kemi mbetur pa sulmues

Më: 23 janar 2020 Në ora: 11:09
Jose Murinho

Tottenham arriti të rikthehet tek fitoret mbrëmë duke triumfuar ndaj Norwichit në shtëpi me rezultat 2:1.

Mirëpo një gjë e cila është duke e shqetësuar trajnerin portugez Jose Mourinho, është fakti që skuadra ende nuk e ka gjetur zëvendësuesin e të lënduarit Harry Kane.

Mou pas ndeshjes së mbrëmshme u shpreh se skuadra e tij ka mbetur pa lojtar në repartin e sulmit.

“Jemi në një situatë kur duhet të mendoj, mendoj, mendoj. Unnë shikoj në bankinë dhe nuk kemi lojtarë sulmues”, tha fillimisht Mou.

“Kur Chelsea dëshiron të fitojë, atë fusin në lojë Michy Batshuayi. Kur Manchester City dëshiron të zëvendësoj Gabriel Jesus, ata fusin në lojë Segio Aguero”, përfundoi portugezi.

Tottenham renditet në pozitën e gjashtë me 34 pikë, 30 pikë më pak se lideri Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat