Me të ardhur Mikel Arteta në pozitën e trajnerit tek Arsenali, ka 'rilindur' mesfushori Granit Xhaka.
Futbollisti nga Kosova po kalonte nëpër momente të vështira nën urdhrat e Unai Emeryt, derisa i ishte larguar edhe shiriti i kapitenit.
Kjo ndodhi për shkak të një përplasje të tij me tifozët e Arsenalit, të cilëve tani me paraqitjet e fundit, ua ka 'rrëmbyer' zemrat.
Në derbin lokal me Chelsean, Xhaka ishte ndër më të mirët në fushë, derisa u aktivizua në mbrojtje pas përjashtimit të David Luiz, ku bëri një paraqitje bravoroze.
Pas ndeshjes, tifozët e Arsenalit në 'Stamford Bridge' duartrokitën Xhakën, i cili qëndroi në fushë pas ndeshjes më shumë se futbollistët tjerë.