Chelsea me ofertë zyrtare në adresë të PSG-së

Futboll

Chelsea me ofertë zyrtare në adresë të PSG-së

Më: 23 janar 2020 Në ora: 13:01
Chelsea me ofertë zyrtare në adresë të PSG-së

Chelsea ka bërë një ofertë zyrtare në adresë të PSG për bomberin uruguajan Edison Cavani.

33- vjeçari nuk po gjen më hapësira në ekip pasi duket se treshja Neymar- Icardi- Mbappe është e pazëvendësueshme.

Nga ana tjetër sulmuesi kryesor i Chelsea, Tammy Abraham pësoi një dëmtim mbrëmjen e djeshme në barazimin 2-2 në derbin e Londrës përballë Arsenal dhe në një moment kur i pret një angazhim në tre kompeticione me ndeshje delikate Lampard nuk mund të rrezikojë.

Ka qenë pikërisht trajneri i bluve i cili për Cavanin është shprehur: “Më ka pëlqyer gjithmonë mentaliteti dhe qëndrimet e tij”, transmeton KJ.

Mediat angleze shkruajnë se nëse Chelsea do të huazojë Cavanin duhet të derdhë në arkat e parizienëve 12.6 milion paund.

Por nga ana tjetër prindërit e Cavanit janë shprehur se sulmuesi kërkon kalimin tek Atletico Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat