Futbollisti i Fenerbahces: Sulmues si Muriqi nuk kam parë as në Gjermani e Francë!

Futboll

Futbollisti i Fenerbahces: Sulmues si Muriqi nuk kam parë as në Gjermani e Francë!

Më: 23 janar 2020 Në ora: 13:42
Vedat Muriqi

Futbollisti i Fenerbahces, Mevlut Erdinç, ka thënë fjalë të mëdha për sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.

Ai u shpreh që Vedati është një ndër sulmuesit më të mirë që i ka parë ndonjëherë.

Erdinç u shpreh që sulmues të përmasave të Muriqit nuk ka parë as në Gjermani e Francë, ku ka luajtur në të kaluarën.

“Unë kam luajtur në Gjermani dhe Francë. Vedati është njëri ndër sulmuesit më të mirë që kam parë ndonjëherë”.

“Ai ka vlerë të jashtëzakonshme. Shpresoj se nuk do ta kapë syri i keq. Është sulmuesi më i mirë në Turqi”, ka thënë Erdinç.

Kjo mbështetje i vjen Muriqit në kohën kur po përballet me akuza të mëdha, pas kartonit të kuq që e mori në ndeshjen e fundit ndaj Gaziantepit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat