Rashica: Euro 2020 do të ishte arritja më e madhe për Kosovën

Futboll

Rashica: Euro 2020 do të ishte arritja më e madhe për Kosovën

Më: 23 janar 2020 Në ora: 15:20
Milot Rashica

Milot Rashica është optimist për shanset e Kosovës në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin evropian.

Milot Rashica ka folur për rëndësinë e ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinalen e “Play-Offit” në Ligën e Kombeve.

Mesfushori i Kosovës ka theksuar se kualifikimi në Evropian do të ishte e arritura më e madhe në histori.

Përmes ndeshjet që do të luhet në Shkup, Kosova mund ta kërkojë kualifikimin në Euro 2020 në finalen eventuale ndaj Gjeorgjisë ose Bjellorusisë.

Dhe, vushtrriasi shprehet optimist se skuadra e Bernard Challandesit do të kalojë mirë në muajin mars.

“Për ne, kualifikimi në Evropian do të ishte gjëja dhe e arritura më e madhe e të gjitha kohëve”, ka thënë Rashica për uebfaqen zyrtare të Ëerder Bremenit.

“Kudo që shkojmë, të gjithë na vijnë pas. Njerëzit mbesin në rrugë pasi stadiumet janë shumë të vogla për ne. Një stadium më i madh do të ndërtohet, sepse kapaciteti i stadiumit aktual nuk e përballon kërkesën e lartë të tifozëve. Është një çmenduri”, ka përfunduar Rashica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat