Drita huazon Rexhepin në Ligën e Parë!

Futboll

Drita huazon Rexhepin në Ligën e Parë!

Më: 23 janar 2020 Në ora: 16:01
Drita huazon Leotrim Rexhepin në Ligën e Parë!

Drita ka huazuar portierin Leutrim Rexhepi te Vitia, skuadër që garon në Ligën e Parë të futbollit.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Dritës, përcjellë “Olle”.

Rexhepi, i cili mbeti tetë muaj jashtë fushave pas operimit, do të jetë i gatshëm që të ndihmojë Vitinë në symin e mbijetesës këtë edicion.

Më poshtë njoftimi i plotë i klubit gjilanas.

“Gardiani jonë Leutrim Rexhepi është larguar në form huazimi tek skuadra e ligës së parë KF Vitia për gjashtë muajt e ardhshëm.

Leo vitin e kaluar kishte pësuar një lendim në gju dhe ju desh ti nënshtrohet operimit, i cili e mbajti jashtë fushe për tetë muaj.

Pas riaftesimit të plotë, Leo ka filluar nga dita e parë fazën përgaditore me ekipin tonë dhe do të jetë i gatshëm që ta ndihmojë ekipin nga Vitia në synimet e saj për këtë stinor. Paq fat Leo”, njofton Drita.

Kujtojmë që portën e Dritës në pranverë do ta zë Faton Maloku, që është rikthyer nga dëmtimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat