Seferi në formë, shënon dy gola

Futboll

Seferi në formë, shënon dy gola

Më: 23 janar 2020 Në ora: 16:56
Seferi në formë, shënon dy gola

Taulant Seferi ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës në miqësoren ku ekipi i tij ka shkatërruar me rezultatin e thellë 10-0 skuadrën e La Chaux-De-Fonds.

Sulmuesi shqiptar do të shënonte golin e tij të parë në pjesën e dytë të takimit, kur në minutën e 52-të do të tundte rrjetën kundërshtare, shkruan Sport Ekspres nga Tirana.

Ndërkohë në minutë e 79 do të shënonte edhe golin e dytë personal si dhe të 7-in për ekipin e tij Xamax, ndërsa gjatë takimit ka arritur edhe të asistojë dy herë për shokër e tij të skuadrës.

Seferi duket të jetë kështu në formë në këtë fazë përgatitore, ndërsa synon që rrugën e rrjetës të arrijë ta gjejë edhe në ndeshjet që do të luhen në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat