Selektori i Serbisë, me prejardhje shqiptare, i rroket Kombëtares së Kosovës

Futboll

Selektori i Serbisë, me prejardhje shqiptare, i rroket Kombëtares së Kosovës

Më: 23 janar 2020 Në ora: 17:01
Selektori i Serbisë, pe prejardhje shqiptare, i rroket Kombëtares së Kosovës

Ndeshja e muajit mars e Kombëtares së Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve do të jetë më e rëndësishmja për “Dardanët”. Gjatë kualifikueseve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, Kosova luajti në grup me Malin e Zi, derisa selektori i Serbisë, Lubisha Tumbakoviq, me prejardhje shqiptare (Tumbaku) nga Mitrovica, refuzoi të paraqitej në stol në ndeshjen kundër Kosovës. Pikërisht ky trajner, tashmë është pjesë e Përfaqësueses së Serbisë dhe ka folur për përballjet e fazës së ‘play-off-it’ të Ligës së Kombeve, si dhe për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë.

Ai ka thënë se është tifoz i Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës në këtë fazë për të shkuar në ‘Euro 2020’.

“Sigurisht që unë jam tifoz me Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut.

Bosnja ka futbollistë të mirë dhe unë iu dëshiroj fat atyre ndaj Irlandës Veriore. Ndërsa, maqedonasit janë në ekspansion, dhe për mendimin tim, janë favorit për të fituar. Jam i bindur se pa vështirësi, ata do t’i fitojnë të dyja ndeshjen – fillimisht ndaj Kosovës dhe më pas ndaj fituesit të ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi”, vlerësoi trajneri serb. Maqedoni e Veriut – Kosovë do të zhvillohen më 26 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat