‘Djajtë e kuq’ nuk do ta kenë të lehtë të sigurojnë kartonin e Matias Vecino.
Manchester United po synon transferimin e yllit të mesfushës së Inter, Vecino, në merkaton e janarit.
‘Sky Sports’ bën të ditur se Inter kanë refuzuar ofertën e parë të United për uruguaianin.
Skuadra nga ‘Old Trafford’ ka synuar që të ketë Vecinon në formë huazimi, por ky plan nuk i ka pëlqyer ‘Zikaltërve’.
Man Utd e sheh lojtarin si zëvendësues afatshkurtër të Scott McTominay, por nuk arritën të finalizojnë marrëveshjen.
Me dështimin e United, Napoli tashmë është skuadra në ‘pole-position’ për nënshkrimin e mesfushorit të Uruguait.