Dridhet Liverpool, lëndohet Sadio Mane

Futboll

Dridhet Liverpool, lëndohet Sadio Mane

Më: 23 janar 2020 Në ora: 22:27
Sadio Mane

Liverpool ka marrë një goditje të madhe në ndeshjen që aktualisht po e zhvillon kundër Wolverhampton.

Udhëtimi te Wolves mund të sjell humbjen më të madhe të Liverpool këtë edicion, pas ndodhive me Sadio Mane.

Mane ka pësuar një dëmtim në pjesën e parë, i cili e obligoi lojtarin të linte fushën e blertë qysh në minutën e 33’.

Nuk dihet akoma se sa Mane do t’i mungojë skuadrës së tij, por një mungesë afatgjate e tij do të ishte humbja më e madhe për ‘Reds’.

Vendin e Mane e ka zënë Takumi Minamino. Mbetet të shihet pas testeve se sa senegalezi do të jetë jashtë fushave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat