Eriksen tek Inter – të hënën testet mjekësore

Futboll

Eriksen tek Inter – të hënën testet mjekësore

Më: 23 janar 2020 Në ora: 22:41
Christian Eriksen

Christian Eriksen me shumë gjasë do të jetë lojtar i skuadrës së Inter, pas merkatos së janarit.

‘Zikaltrit’ kanë pasur objektiv kryesor transferimin e yllit danez i cili luan me Tottenham, Eriksen, dhe duket se janë shumë afër finalizimit të një marrëveshje.

‘Sportitalia’ shkruan se Eriksen do të jetë në Milano të hënën, për të kryer testet mjekësore tek Inter.

Inter me gjasë do të paguaj rreth 20 milionë euro për të siguruar kartonin e yllit danez.

Lojtari është pajtuar për një kontratë valide me Inter, deri në vitin 2024, me vlerë prej 10 milionë eurove fitime.

Kontrata e Eriksen me Tottenham skadon në fund të këtij sezoni, dhe si pasojë e mungesës së rinovimit, Spurs nuk duan ta humbin si lojtar të lirë, duke qenë kështu gati ta shesin atë qysh në janar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat