Mediat në Itali, Eriksen kryen testet mjekësore të hënën te Interi

Futboll

Mediat në Itali, Eriksen kryen testet mjekësore të hënën te Interi

Më: 23 janar 2020 Në ora: 23:33
Christian Eriksen

Interi duket se i ka bërë gati testet mjekësore për Christian Eriksen që do të mbahen të hënën, kurse marrëveshja që ai të transferohet në janar është arritur me Tottenham për 20 milionë Janar 20

Tottenham nuk dëshironte që ta lente atë të largohej për më pak se 18 milionë euro dhe Interi duket se ka ofruar kaq për plejmejkerin në këtë afat kalimtar.

Kontrata e tij skadon në verë dhe tani Alfredo Pedulla raporton që Eriksen është rrugës për në Inter dhe se skuadra italiane e ka gjetur mundësinë për ta paguar çmimin e tij.

Gazetari i Sportitalia shkruan që arritja e tij në Milan dhe testet mjekësore janë paraparë të hënën dhe tani Nerazzurri po presin përgjigje nga Spurs. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat