Skuadra e Ligës së Tretë në Spanjë eliminon Atletico Madridin nga Kupa e Mbretit

Futboll

Skuadra e Ligës së Tretë në Spanjë eliminon Atletico Madridin nga Kupa e Mbretit

Më: 24 janar 2020 Në ora: 00:02
Ilustrim

Atletico Madrid është eliminuar nga Kupa e Mbretit nga skuadra e kategorisë së tretë Leonesa

Skuadra e vogël spanjolle ka arritur sot një rezultat historik kundër Atletico Madridit të cilën e ka eliminuar nga Kupa e Mbretit në Spanjë.

Leonesa arriti të ishte më e mirë në pjesën e parë.

Edhe pse nuk shënoi rezultati përfundoi i barabartë.

Në pjesën e dytë u shënuan dy gola.

Fillimisht ishte Atletico Madridi që shënoi në minutën e 62-të me anë të Angel Correa pas asistimit të Joao Felix.

Mirëpo, Leonesa reagoi dhe e barazoi rezultatin në minutën e 83-të.

Për vendasit shënoi Julen Casteneda.

Pasi që rezultati përfundoi barazim, ndeshja shkoi në vazhdime dy herë ka 15 minuta. E në vazhdime më të mirë u treguan vendasit të cilët edhe shënuan në minutën e 108 me anë të Sergio Benito.

Kjo është befasia më e këndshme në Kupën e Mbretit këtë edicion pasi që një skuadër që garon në Ligën 2 të Spanjës në divizionin e dytë, apo ligën e tretë të Spanjës arriti ta eliminonte një skuadër të La Ligas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat