Milan, ish-drejtuesi "thumbon" kuqezinjtë dhe Ibrahimovic

Futboll

Milan, ish-drejtuesi "thumbon" kuqezinjtë dhe Ibrahimovic

Më: 24 janar 2020 Në ora: 08:21
Zlatan Ibrahimoiv

Ish-drejtori sportiv i Milan-it, Massimiliano Mirabelli, ka dhënë një intervistë për Radio Sportiva. Ai ka folur kryesisht për kthimin e Zlatan Ibrahimoiv te kuqezinjtë.

"Jam kundër marrjes së lojtarëve 38-39 vjec. Është një histori e bukur, sepse lojtari ka shkruar faqe të rëndësishme në Itali dhe në Milan. Sigurisht nuk është më Ibra i mëparshëm, por në merkaton e janarit nuk mund të bësh shumë", ka thënë Mirabelli.

Për sa i takon punës së tij (prill 2017-korrik 2018), drejtori sportiv nuk ka dyshime: "Duhet kohë për të ndërtuar një cikël, shikoni ato të Juventus-it dhe Liverpool-it. Milani ynë, pavarësisht gjithë vështirësive, arritur të shkonte dy herë në Europë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat