Skriniar, i befasuar: Nuk e prisja të ndodhte kaq shpejt

Futboll

Skriniar, i befasuar: Nuk e prisja të ndodhte kaq shpejt

Më: 24 janar 2020 Në ora: 08:24
Milan Skriniar

Milan Skriniar, i ftuar në Inter TV, ka folur për 100 ndeshjet e luajtura me zikaltrit, një shifër që mbrojtësi zikaltër s'ka pak që e ka kaluar.

Qendërmbrojtësi i Inter-it, Milan Skriniar, ka folur në lidhje me 100 ndeshjet e luajtura me zikaltrit në një intervistë të dhënë për Inter TV.

"100 ndeshjet? Do të thonë shumë, është një gjë shumë e bukur. Nuk e prisja që t'i luaja kaq shpejt, edhe pse kam dashur gjithmonë të jap maksimumin", ka thënë Skriniar.

"Tani më duket se kam më shumë se 100. Inter ka qenë shumë i rëndësishëm për rritjen time, kur kam ardhur në Milano kam qenë vetëm një djalosh që luante futboll. Edhe Sampdoria është një klub që më ka dhënë shumë, por këtu jam rritur shumë edhe si burrë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat