Dështoi te Barça dhe i dëbuar nga Bayern Munich, zbulohet destinacioni i ardhshëm i Coutinho - Bota Sot
Dështoi te Barça dhe i dëbuar nga Bayern Munich, zbulohet destinacioni i ardhshëm i Coutinho

Futboll

Dështoi te Barça dhe i dëbuar nga Bayern Munich, zbulohet destinacioni i ardhshëm i Coutinho

Më: 24 janar 2020 Në ora: 09:58
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho është duke menduar për destinacionin e tij të radhës, pasi raportohet se Bayern Munich ka vendosur t’i japë fund aventurës mes brazilianin. Sipas “Bild”, klubi bavarez ka vendosur të mos ushtrojë opsionin për blerjen e futbollistit në pronësi të Barcelonës.

Në fakt, Coutinho është përfolur fuqishëm për një rikthim të mundshëm në Premier League me Tottenham, Manchester United dhe Chelsea si destinacione të mundshme, madje pa përjashtuar edhe shtëpinë e tij të mëparshme: Liverpool.

Ndërkohë që nuk ka ende sinjale zyrtare me ekipin e tij të ardhshëm, disa spekullime të fundit e lidhin brazilianin me Arsenal. Menaxheri i Coutinho është një biznesmen i njohur Iranian, Kia Joorabchian, tifoz i vjetër i Arsenal, gjithashtu i famshëm për transferimin e Carlos Tevez dhe Javier Mascherano te West Ham.

Në fakt, raportimet bëjnë me dije se diktati i mëparshëm i Wenger nuk i ka mundësuar menaxherit Iranian të ushtrojë aktivitetin e tij te “Topçinjtë”, por tashmë me francezin e larguar dhe emërimin e Edu Gasper të emëruar në rolin e drejtorit teknik, pikërisht me ndërhyrjen e Joorabchian, ky i fundit mund të favorizojë afrimin e Coutinho te Arsenal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat