Gati 20 milionë euro për lojtarin e Juves, “Zonja” refuzon ofertën

Futboll

Gati 20 milionë euro për lojtarin e Juves, “Zonja” refuzon ofertën

Më: 24 janar 2020 Në ora: 10:31
Gati 20 milionë euro për lojtarin e Juves, “Zonja” refuzon ofertën

Borusia e Dortmundit kërkon ta përforcojë skuadrën e saj me një mesfushor me eksperiencë siç është Emre Xhan. Gjermani që luan aktualisht për Juventusin në kampionatin italian mund të largohet nga bardhezinjtë pasi po gjen shumë pak hapësira nën drejtimin e Mauricio Sarrit.

Verdhezinjtë që e kanë bërë goditjen e parë në merkato duke sjellë në skuadër Erling Haland nga Salcburgu, duan t’i bëjnë edhe një tjetër dhuratë trajnerit Lysien Favre, i cili ka kërkuar një mesfushor cilësor.

“Sky” shkruan se klubi gjerman ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit për të mbyllur sa më parë transferimin e tij në skuadrën e Borusias së Dortundit.

Hans Joakim Vacke dhe Andrea Anjeli mësohen të kenë komunikuar dje me njëritjetrin për lojtarin. Dortmundi u ka bërë një ofertë zyrtare bardhezinjve dhe është e gatshme të paguajë 20 milionë euro për Xhan. Shumë kjo që konsiderohet e vogël nga kampionët e Italisë, të cilët duan të paktën 5 milionë euro më shumë për ta lënë të lirë mesfushorin gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat