Takimi i parë do të jetë ndërmjet Lipjanit dhe Ponte Prizrenit

Futboll

Takimi i parë do të jetë ndërmjet Lipjanit dhe Ponte Prizrenit

Më: 24 janar 2020 Në ora: 13:11
Ilustrim

Temperaturat e ulëta të Tetovës futbollistët e Shkëndijës i kanë zëvendësuar me kushtet ideale që i ofron Antalia e Turqisë, ku kuqezinjtë deri më 8 shkurt do të realizojnë fazën kryesore të përgatitjeve dimërore.

Futbollistët dhe stafi i Shkëndijës të enjten udhëtuan drejt tokës turke, ndërsa sot ka nisur me intensitet zbatimi i programit stërvitor. Ngarkesa fizike në terren e palestër dhe segmentet tjera të përgatitjes tekniko-taktike apo edhe psiqike do të realizohen në detaje, me qëllim arritjen e nivelit sa më optimal të performancës individuale dhe ekipore para vazhdimit të kampionatit vendor, ku kërkohet mbrojtja e titullit të kampionit.

Në këtë drejtim, krahas seancave stërvitore, janë programuar edhe katër ndeshje testuese me ekipe cilësore nga Sllovakia (FC Sered 26.02), Republika Çeke (MFK Karvina 30.01 dhe Slovan Liberec 07.02) dhe Danimarka (Randers FC 04.02).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat