Konfirmohet largimi i katërt nga Milan

Futboll

Konfirmohet largimi i katërt nga Milan

Më: 24 janar 2020 Në ora: 13:28
Milani

Mlan pritet që të zyrtarizojë edhe largimin e katërt nga skuadra për këtë merkato.

Pas Reinas, Bornit dhe Caldaras, nga kuqezinjtë largohet edhe Ricardo Rodriguez.

Sipas lajmeve të fundit, federata turke ka aprovuar kalimin e zviceranit tek Fenerbache, përcjellë KosovaPress.

Këta të fundit kanë mbyllur gjithçka sa i përket marrëveshjes me lojtarin ditë më parë. 

Formula e transferimit do të jetë huazim me detyrim blerje për 5 milionë euro. 

Rodriguez pritet të prezantohet si lojtari i ri i Fenerbahce nesër gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat