Franca zgjedh Zidanin

Futboll

Franca zgjedh Zidanin

Më: 24 janar 2020 Në ora: 14:52
Franca zgjedh Zidanin

Franca i ka vënë syrin Zinedin Zidanit për të zëvendësuar Didie Deshampin pasi trajneri i kampionëve të botës të largohet. E konfirmon vetë presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Lë Gre. 

Emri i trajnerit të Realit të Madridit është lidhur me kombëtaren e vendit të tij edhe më herët, por ai vendosi që të rikthehet në “Santiago Bernabeu” vitin e shkuar. Ndërkohë që Deshamp, i cili është në krye të “Les Bleus” prej vitit 2012, rinovoi kontratën vetëm muajin e shkuar, marrëveshje e cila parashikon që ai të qëndrojë në këtë detyrë deri në përfundim të Botërorit të Katarit në 2022-shin. Deshamp e ka përkrahur që ishshoku i tij i skuadrës një ditë të marrë timonin e kombëtares, diçka që e dëshiron e gjithë Franca dhe mbetet gjithashtu një objektiv i presidentit të FFF.

“Ditën që Didie vendos të largohet apo kontrata e tij të mos rinovohet, nëse Zidan do të jetë i disponueshëm në atë periudhë, ai do të jetë kandidati për këtë rol”, tha Lë Gre për televizionin “Canal+”. Kjo mundësi mund të vijë pas dy vitesh, me pozicionin e Deshampit që pas Kupës së Botës mbetet i pasigurt. “Kemi Botërorin e Katarit.

Didier do të jetë atje dhe ndoshta më pas nuk e di”, shtoi presidenti i federatës. Deshamp dhe Zidan fituan Kupën e Botës si lojtarë në Francë 1998, përpara se ish-trajneri i Juventusit të udhëhiqte vendin e tij drejt majës së botës në 2018-ën në Rusi. Zizu ndërkohë shkëlqente në të njëjtin rol në stolin e Realit, ku ai fitoi 3 Liga Kampionesh radhazi gjatë aventurës së parë në “Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat