Roma e do Januzajn

Futboll

Roma e do Januzajn

Më: 24 janar 2020 Në ora: 14:54
Roma e do Januzajn

Drejtuesit e Romës janë të vendosur për të afruar një lojtar që do të zëvendësonte të dëmtuarin Zaniolo.

Emri më i përfolur është ai i Adnan Januzajt, i cili po bën një sezon pozitiv me Real Sociedadin.

Drejtues të Romës udhëtuan drejt Spanjës për të arritur një marrëveshje me klubin nga San Sebastiani.

Oferta e parë e klubit nga kryeqyteti Italian është ajo e huazimit me të drejtë blerjeje për 12 milionë euro, ndërkohë që spanjollët kanë kërkuar edhe 800 mijë euro për huazim e më pas 12 milionë në rast se italianët do të vendosin të blejnë kartonin e lojtarit me origjinë nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat