Ballkani i dha leksion skuadrës rumune

Futboll

Ballkani i dha leksion skuadrës rumune

Nga: K. G. Më: 24 janar 2020 Në ora: 15:06
Ballkani i dha leksion skuadrës rumune

Kampioni vjeshtor i Kosovës, Ballkani nga Theranda, tregon lojë të madhe në miqësore, duke i shkaktuar humbje të thellë skuadrës rumune Viitorul, me rezultat 4:1.

Ndeshja është zhvilluar në njërën nga qendrat sportive në Antalia dhe Ballkani i dha leksion rumunëve.

Golat për Ballkanin i shënuan Magani, Prekazi, V. Berisha e Hoxha dhe për Vitorul Matei.

Kryetrajneri Ismet Munishi është i kënaqur me formën e lojtarëve të tij dhe qysh tani duket se janë të gatshëm për sfidat pranverore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat