Rikthehen në Liri Karahoda, Gashi e Dina

Futboll

Rikthehen në Liri Karahoda, Gashi e Dina

Më: 24 janar 2020 Në ora: 15:38
Rikthehen në Liri Karahoda, Gashi e Dina

Ka tre ditë që nën drejtimin e kryetrajnerit Skender Shengyli, Liria po vijon me fazën përgatitore. Gjatë këtyre ditëve po vërehet punë dhe përkushtim i të gjithëve, që nga shtabi teknik, futbollistët dhe vetë drejtuesit e KF Liria.

‘Ndonëse, kemi nisur me shumë vështërsi tashmë të njohura, ne bashkarishtë po bëjmë punën tonë që të jemi sa më të përgatitur për stinorin pranveror’, ka thënë kryetari i klubit, Qemal Krasniqi.

Ndërkaq, Skënder Shengyli, kryetrajner që po ndihmohet nag Sinan Osmani e Hëzër Doda, pohon:’duhet mobilizim i të gjithëve, për të evituar pengesat dhe mungesat që nga koha e shkurtër deri tek përforcimet.Besoj që bashkërishtë do t’ia dalim’, ka thënë ai.

Lajm i mirë është se gjatë ditës, Liria riktheu në taborin e vetë ish futbllistët: Fatih Karahoda, Qëndrim Gashi e Behar Dina.
Marrëveshjen në emër të kolegë e ka konfirmaur edhe Fatih Karahoda.’Kemi arritur marrëveshje pas takimit dhe bisedave që kishim me drejtuesit e ri të Lirisë. Shpresoj dhe premtoj që me angazhimin e të gjithëve Lirinë ta kthejmë në Supelrigë’, ka thënë Karahoda.

Ai, bashkë me Qëndrim Gashin e Behar Dinën, nesër do të paraqiten në stërvitje.

Ndërsa, prezantimi formal i tyre, do të bëhet ditëve në vijim, njofton klubi i futbollit Liria nga Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat