Hakimi zbulon të ardhmen e tij, mesazh për Real Madridin - Bota Sot
Hakimi zbulon të ardhmen e tij, mesazh për Real Madridin

Futboll

Hakimi zbulon të ardhmen e tij, mesazh për Real Madridin

Më: 24 janar 2020 Në ora: 16:07
Achraf Hakim

Mbrojtësi në pronësi të Realit që është i huazuar me Borussia Dortmund, Achraf Hakim, ka folur për të ardhmen e tij. Ai në një intervistë për DAZN ka treguar se nuk e di se çfarë do të ndodhë vitin tjetër dhe se ku do të luajë.

"Nuk e di se çfarë do të ndodhë në qershor. Do të flasim në muajt në vazhdim. Momentalisht jam i fokusuar te Dortmund. Jam shumë i lumtur këtu dhe kam ende dhe 4 muaj të mbetura në kontratë". 

Marokeni ka lëshuar dhe një sinjal dashurie për Realin dhe duket se e ardhmja e tij është vendosur, pavarësisht se nuk do ta pranojë diçka të tillë hapur. "Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaja me skuadrën e parë të Real Madridit dhe të stërvitem me lojtarët më të mirë në botë. Zidane? Ai më bëri futbollistin që jam sot. Çfarë mund të jetë më mirë se sa të mësosh nga një prej lojtarëve më të mirë të historisë?", - tha lojtari i krahut. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat