Newcastle transferon lojtarin e Interit

Futboll

Newcastle transferon lojtarin e Interit

Më: 24 janar 2020 Në ora: 16:46
Valentin Lazaro

Në pritje të zyrtarizimit të Christian Eriksen, drejtuesit e Interit po punojnë paralelisht edhe për shitjen e disa futbollistëve, që nuk bëjnë pjesë në planet e Antonio Contes.

Kështu  është mbyllur sot zyrtarisht transferimi i austriakut Valentin Lazaro, që erdhi në verë nga Hertha Berlin, por që nuk bindi Conten dhe nga dita e sotme është bërë pjesë e skuadrës së Newcastle, në kampionatin anglez.

Lazaro u transferua në huazim 6-mujor përkundrejt 2 milionë eurove, ndërsa klubi anglez ka ruajtur edhe të drejtën e blerjes përfundimtare në verë, për shifrën e 20 milionë eurove, që do ta çonte në total 22 milionë euro vlerën që zikaltrit do të arkëtonin nga austriaku.

"Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të takoj të gjithë shokët e mi të skuadrës, të dal në fushën e trajnimit dhe shpresoj të marrë shumë fitore në të ardhmen, ishin fjalët e para të Lazaro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat