Avdijaj pritet të jetë titullar ndaj Rangersit

Futboll

Avdijaj pritet të jetë titullar ndaj Rangersit

Më: 24 janar 2020 Në ora: 17:34
Donis Avdijaj

Donis Avdijaj duket se ka gjetur klubin e duhur për të treguar aftësitë e tij.

Edinburgh News shkruan se Avdijaj pritet të jetë titullar në ndeshjen e ardhshme të Heartsit ndaj gjigantit skocez, Rangers.

Avdijaj ka debutuar në ligën skoceze në xhiron e kaluar, kur skuadra e tij e re barazoi pa gola në udhëtim te Ross County.

Heartsi e pret në shtëpi Rangersin të dielën nga ora 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat