Setien: Në atë ndeshje pata frikë, ja kush është problemi i Barcelonës!

Futboll

Setien: Në atë ndeshje pata frikë, ja kush është problemi i Barcelonës!

Më: 24 janar 2020 Në ora: 18:02
Quique Setien

Barcelona do të luajë një sfidë të vështirë pasditen e nesërme, teksa do të përballet me Valencian në “Mestalla”. Në kuadër të kësaj ndeshje, trajneri i katalanasve, Quique Setien foli për përpara mediave, ku u shpreh:

“Çdo ndeshje është ndryshe, por e kam thënë që pas ndeshjes me Ibizën që ekipi nuk ka qenë mirë. Na duhet të përmirësojmë disa gjëra. Pata frikë në Ibiza dhe për këtë gjë nuk dua të gënjej. Na duhet t’i vlerësojmë mirë gjërat dhe të dimë rrugën se si të shkojmë të fitorja. Duhet punë për t’i futur në kokë lojtarëve konceptet. Problemi është që të gjithë punojnë bashkë dhe varet se çfarë bën njëri në raport me tjetrin që kjo gjë të përmbushet.

A më pëlqen Rodrigo? Mua më pëlqejnë të gjithë lojtarët e mëdhenj. Griezmann si ‘9’? Është një opsion real. Tani nuk kemi një lojtar specifik për të bërë sulmuesin kryesor, por kemi alternativën e Griezmann, që e bën shumë mirë atë rol. Nuk është një ‘9’ i mirëfilltë, por e bën shumë mirë”, përfundoi Setien.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat