Një tjetër “spiun” për Muriqin

Futboll

Një tjetër “spiun” për Muriqin

Më: 24 janar 2020 Në ora: 18:45
Vedat Muriqi

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski ka udhëtuar drejt Antalisë në Turqi.

Atje, ai po sheh nga afër fazën përgatitore të skuadrave maqedone që gjinden në bregdetin turk. E përzgjedhësi i Maqedonisë Veriore gjatë ditës së shtunë do të udhëtojë drejt Stambollit.

Aty nga afër do ta përcjellë sfidën Fenerbahce – Bashakshehir, ku pritet të jetë titullar edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi. Pikërisht ky i fundit do të jetë cak i Angellovskit, i cili do të shohë nga afër sulmuesin prizrenas para duelit të muajit mars në Ligën e Kombeve.

Tutje, trajneri në fjalë pas një dite do të jetë edhe në ndeshjen Shkëndija – Akademia Pandev e karakterit miqësor. Kujtojmë, Maqedonia Veriore është kundërshtari i radhës i Kosovës në gjysmë finale të Ligës së Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat