Berbatov: Messi duhet të luajë gjithmonë, edhe vetëm me një këmbë

Futboll

Berbatov: Messi duhet të luajë gjithmonë, edhe vetëm me një këmbë

Më: 24 janar 2020 Në ora: 18:50
Lionel Messi

Dimitar Berbatov ka dhënë disa komente lidhur me më të mirin e botës në futboll, Lionel Messi.

Ish anëtari i Manchester United dhe legjenda bullgare e futbollit, Berbatov, ka dhënë komente pozitive për Leo Messin.

Berba beson se argjentinasi duhet të luajë për Barcelonën edhe kur ai është vetëm me një këmbë.

Këto fjalë ai i ka thënë kur është pyetur nëse Barca duhet të transferojë ndonjë sulmues, pas lëndimit të Luis Suarez.

“Çështja është delikate, pasi duhet të menaxhosh egot e lojtarëve. Në këso situata, duhet pasur kujdes. Imagjino nëse Cavani kalon te Barca, dhe Suarez rikuperohet. Kemi Dembele, Messi, Griezmann, Fati.. është problem” ka thënë Berba, fillimisht.

“Messi duhet të jetë i pari i cili luan gjithmonë për skuadrën, edhe nëse është vetëm me një këmbë” ka shtuar bullgari.

Barcelona së fundmi është lidhur me dy emra që mund të zëvendësojnë Suarezin. Timo Werner dhe Pierre Emerick Aubameyang janë dyshja krysore. Sigurisht, në mesin e alternativa është përmendur edhe Cavani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat