Moussa Wague drejt Serie A – vjen interesim nga Torino

Futboll

Moussa Wague drejt Serie A – vjen interesim nga Torino

Më: 24 janar 2020 Në ora: 19:33
Moussa Wague

Moussa Wague mund të largohet nga Barcelona qysh në këtë merkato.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Wague, ka zgjuar interesimin e disa skuadrave, por më seriozja në garën për shërbimet e lojtarit është Torino.

‘Sportmediaset’ bën të ditur se Torino ka bërë një ofertë për huazimin e lojtarit, dhe Barca është gati ta lirojë atë.

Wague do të ishte i kënaqur me një lëvizje të tillë, pasi në konkurrencë me Sergi Roberto dhe Nelson Semedo, ai e ka pasur të pamundur të fitojë minutat e tij.

Kalimi te Torino në formë huazimi do të ishte i mirë për të, pasi ai do të kishte mundësi të kthehej përsëri në ‘Camp Nou’ për të bindur Quique Setien, pasi të fitonte një dozë përvoje në Serie A. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat