Sevilla favorite për Suson

Futboll

Sevilla favorite për Suson

Më: 24 janar 2020 Në ora: 22:42
Suso

Sulmuesi i krahut, Suso, do të largohet nga Milani për të vazhduar karrierën në La Liga, te Sevilla. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të premten se Sevilla është favorite për transferimin e Susos gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mësohet se ekipi spanjoll i ka ofruar Milanit dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh, për të siguruar shërbimet e Susos.

26-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Milanit, Stefano Pioli, dhe për këtë arsye do të largohet nga “San Siro” gjatë këtij muaji.

Ai, këtë edicion, ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 17 ndeshje të luajtura për Milanin, në të gjitha garat. Suso ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat