Kurzawa drejt Juventusit

Futboll

Kurzawa drejt Juventusit

Më: 24 janar 2020 Në ora: 22:44
Lavyin Kurzawa

Mbrojtësi i krahut të majtë, francezi Lavyin Kurzawa, që luan te PSG-ja, pritet të transferohet te Juventusi gjatë afatit kalimtar të këtij muaji.

E përditshmja franceze “L’Equipe” ka raportuar të premten se Kurzawa është pajtuar t’i bashkohet ekipit italian. Juventusi, për Kurzawan do të ofrojë në shkëmbim mbrojtësin Mattia De Sciglio, që pëlqehet shumë nga trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel.

Kurzawa, 27-vjeçar, këtë edicion ka 14 paraqitje dhe një asistim në të gjitha garat me ekipin francez. Ai, me PSG-në, ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Ka edhe 13 ndeshje dhe një gol me Francën. Ndërkohë, De Sciglio ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, por nuk është i kënaqur me minutazhën këtë edicion, pasi ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat