Dortmund ‘shkel’ Kolnin për tri pikët

Futboll

Dortmund ‘shkel’ Kolnin për tri pikët

Më: 24 janar 2020 Në ora: 22:45
Borussia Dortmund

Borussia Dortmund ka marrë fitoren e radhës në Bundesliga.

Xhiroja e 19-të e Bundesliga ka arkëtuar tri pikë të reja për Dortmund, pas fitores 5:1 kundër Koln.

Golin e parë në fitoren e madhe të Dortmund e shënoi Raphael Guerreiro, pas vetëm një minuti lojë.

Epërsinë e nikoqirëve e dyfishoi Marco Reus, i cili gjeti rrugën e golit në minutën e 29’.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola të tjerë, që vendosën rezultatin final të këtij takimi mjaft interesant.

Jadon Sancho ishte ai që fillimisht ngriti shifrat në 3:0, tre minuta pas startit të pjesës së dytë.

Mysafirët dhanë përgjigjen e tyre me anë të Mark Uth, i cili shënoi për 3:1 në minutën e 65’, kurse vulën për rezultatin final e dha i jashtëzakonshmi, Erling Haaland, i cili gjeti golin në minutën e 78’ dhe 87′.

Me këtë fitore, Dortmund shkon në 36 pikë për pozitën e tretë, aq sa ka edhe Bayern në pozitën e dytë, kurse Leipzig qëndron me 40 pikë si lider.

Koln në anën tjetër mbetet me 20 pikë, në pozitën e 13-të në tabelë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat