"E kam parë të ndodhë shpesh", legjenda paralajmëron Juventus-in para Napoli-t

Futboll

"E kam parë të ndodhë shpesh", legjenda paralajmëron Juventus-in para Napoli-t

Më: 25 janar 2020 Në ora: 06:59
Juventus

Të dielën në mbrëmje do të luhet në San Paolo ndeshja e madhe e kampionatit italian mes Napoli-t dhe Juventus-it. Për këtë sfidë ka folur edhe ish-mbrojtësi legjendar i bardhezinjve, Claudio Gentile.

Ndeshja - "Në futboll mund të ndodhë gjithçka, mjafton një episod. Shumë herë më ka ndodhur të shikoj skuadra të bindura për fitoren që kanë dalë nga fusha me veshët ulur. Napoli është në rritje, e tregon ndeshja kundër Lazio-s", ka thënë Gentile për Radio Marte. 

Sarri - "Kur vjen një trajner me një mentalitet ndryshe, duhet kohë për t'i parë ndryshimet. Në ndeshjet e fundit më duket se ka patur disa përmirësime, shihet më shumë lojë dhe një rendiment më i lartë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat