Ja si ndryshon Inter me ardhjen e Eriksen!

Futboll

Ja si ndryshon Inter me ardhjen e Eriksen!

Më: 25 janar 2020 Në ora: 07:18
Ilustrim

Zikaltrit kanë arritur të sigurojnë dy afrime deri tani, teksa po presin edhe goditjen më të bujshme, Christian Eriksen. Gjithçka është e kryer për danezin dhe në ditët në vijim pritet që të bëhet edhe prezantimi.

Kështu, me ardhjen e Young, Moses dhe Eriksen, Interi i Contes pëson ndryshime të mëdha. Mesfusha është reparti ku do të bëhet revolucioni, teksa nga krahët pritet që të luajnë pikërisht dy afrimet Young dhe Moses.

Në qendër i palëvizur është padyshim Brozovic, ndërsa dilemat janë mes Barellas dhe Sensit, megjithëse mediat shkruajnë se Conte preferon Barellan, pasi Sensi është një lojtar që tenton shumë drejt portës dhe diçka të tillë tashmë do ta bëjë Eriksen.

Kështu, i sakrifikuari i madh nga ardhja e Eriksen pritet që të jetë pikërisht Stefano Sensi. Sulmi mbetet i pandryshuar, me Sanchez dhe njërin mes Llorente ose Giroud (shihen si afrime të mundshme) që do të qëndrojnë si zëvendësues të dyshes Lukaku-Lautaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat