Dybala "kyç gojën" për Messi dhe CR7: Isha pranë largimit nga Juve, më mbajti Sarri

Futboll

Dybala "kyç gojën" për Messi dhe CR7: Isha pranë largimit nga Juve, më mbajti Sarri

Më: 25 janar 2020 Në ora: 09:33
Dybala

Paulo Dybala, në momentin e tij më të mirë të sezonit te Juventusi, foli për “The Guardian”. Aty analizoi gjithçka, duke u përqendruar edhe te ngjarjet e verës, mes fushës dhe merkatos: “Unë isha shumë afër argimit. Ky ishte qëllimi i klubit, të paktën. E dija këtë. Ne pritëm deri në minutën e fundit. Sidoqoftë, tani unë jam këtu, në një klub që më ka trajtuar mirë. Jam i lumtur, i çliruar. Ardhja e Sarrit më ndihmoi të qëndroja. Ai donte që të mos largohesha, gjë që më dha forcë, kur nuk e dinim se çfarë do të ndodhte. E dija që ai mund të më mësonte, të më ndihmonte të jepja më të mirën time”.

Nga vera e kaluar kalon edhe në të tashmen dhe mbi të gjitha në të ardhmen. Paulo Dybala nuk i mbyll dyert para tij: “Më kanë mbetur edhe dy vite nga kontrata aktuale. Nuk është as pak, por as shumë. Do të shohim se cilat janë planet e Juventusit; nëse mendon se mund të përfshihem në merkaton tjetër apo do që unë të qëndroj. Këto gjëra mund të ndryshojnë në një moment, është e vështirë të bësh parashikime”.

E tashmja e Dybala quhet Juventusi, ku gjithashtu luan Cristiano Ronaldo. Po ashtu, quhet edhe Argjentina, ku luan Lionel Messi. Numri 10 bardhezi luan me dy yjet e futbollit botëror, por nuk e çekuilibron veten të thotë se cili është më i miri: “Unë jam lojtari i vetëm, që e ndaj dhomën e zhveshjes me të dy. Njerëzit shohin vetëm majën e ajsbergut, jo punën që qëndron pas kësaj. Ata nuk kanë fituar gjithçka, sepse ishin me fat. Cili është më i mirë? Jo, unë nuk mund të përgjigjem (qesh)".

Argjentinasi flet edhe për idenë e lojës së Maurizio Sarrit, i cili po sjell ndryshimin te Juventusi. Një pikë kthese, që pëlqehet nga Dybala: “Unë jam me fat që luaj në një ekip, që dëshiron posedimin e topit, ku të gjithë janë teknikisht të mirë. Ideja e Sarrit i ndihmon lojtarët shumë. Me topin nuk është asgjë e improvizuar, sepse i njeh shokët e skuadrës, lëvizjet e tyre, lëvizjet për të cilat keni punuar gjatë javës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat