Roma një hap larg tradhtarit të Shqipërisë, zbulohen detajet e operacionit

Futboll

Roma një hap larg tradhtarit të Shqipërisë, zbulohen detajet e operacionit

Më: 25 janar 2020 Në ora: 10:04
Roma

Bisedimet ndërmjet Romës dhe Real Sociedadit për Adnan Januzajn po shkojnë në rrugën e duhur. Lojtari me origjinë shqiptare ka humbur vendin e tij te skuadra spanjolle dhe po luan me pikatore. Verdhekuqtë janë futur në aksion për ta afruar, pasi besojnë te cilësitë e tij. 

Ish-lojtari i Manchester United e dëshiron një lëvizje të tillë, pasi mendon se Serie A mund t'i përshtatet më shumë. Spanjollët duan të paktën 18 milionë euro për të, një huazim me detyrim blerje në qershor. 30% të të ardhurave nga shitja e tij do të derdhen në arkat e Manchester United me anglezët që kanë mbajtur % nga kartoni i shqiptarit. 

Januzaj nuk është një emër shumë i dashur për shqiptarët, pasi nuk pranoi kombëtaren tonë dhe pas një fushate të madhe për ta bindur, por nuk zgjodhi as përfaqësuesen e Kosovës kur "Dardanët" u pranuan në FIFA. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat