Ja ndeshjet më interesante që do të zhvillohen sot

Futboll

Ja ndeshjet më interesante që do të zhvillohen sot

Më: 25 janar 2020 Në ora: 10:17
Ilustrim

Ligat më të mëdha evropianë do të vazhdojnë me aktivitetin e tyre gjatë këtij vikendi.

Në Angli, nuk do të zhvillohen ndeshjet e Premier League, por skuadrat angleze do të ndeshen mes vete në kompeticionin FA CUP.

Leicester pret Brentfordin me fillim nga ora 13:45, ndërsa më vonë do të zhvillohen dy ndeshjet më interesante të kësaj xhiro në FA Cup, Tottenham do të luajë përballë Southamptonit dhe Chelsea do ta presë në shtëpi Hull Cityn.

Në gjermani do të përballen, Gladbach kundër Mainzit, Frankfurti kundër Leipzig dhe po ashtu Bayern Munich kundër Schalkes.

Në Itali ndeshja më interesante e ditës është ajo në mes të Torinos dhe Atalantës, ndërsa në Spanjë Valecia pret Barcelonën me fillim nga ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat