Dani Olmo është i Leipzig’ut

Futboll

Dani Olmo është i Leipzig’ut

Më: 25 janar 2020 Në ora: 10:17
Dani Olmo

I shumëkërkuari nga Milan, Dani Olmo është futbollisti më i ri Leipzig’ut.

Spanjolli që deri më tani mbrojti ngjyrat e Dinamo Zagrebit, është zyrtarizuar te skuadra e njohur gjermane, Leipzig.

Kështu ka njoftuar para pak çastesh “calciomercato” që ka mësuar ekskluzivisht se mesfushori ka nënshkruar me klubin nga “Red Bull Arena”.

Transferimi i tij do t’i kushtojë gjermanëve plotë 35 milionë euro, ndërsa lojtari do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon deri në vitin 2024.

Kësisoj, shuhet ëndrra e tifozëve Rossonerë, që ta shohin fantazistin 21 vjeçar nën fanellën “kuq e zi”.

Milani ishte i interesuar që t’i sigurojë shërbimet e Olmo’s, por që në anën tjetër nuk arriti dot t’i plotësonte kërkesat financiare të gjigantit ballkanas, Dinamo Zagreb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat