E mbani mend Sagna? Ish-ylli i Premier League rikthehet bujshëm në Francë

Futboll

E mbani mend Sagna? Ish-ylli i Premier League rikthehet bujshëm në Francë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 12:07
Bacary Sagna

Ish-ylli i Arsenalit dhe Manchester City-t, Bacary Sagna, mund të rikthehet sërish në kampionatin francez pas 13 vitesh. Mbrojtësi i krahut të djathtë është 36 vjeç dhe është shfaqur në stërvitjen e Nantes sipas asaj që raporton L'Equipe. 

Francezi luajti në dy vitet e fundit në Amerikë me Montreal Impact, ndërsa duket se është gati për t'u rikthyer sërish në Europë për të mbyllur karrierën. "Nuk e di të ardhmen. Sigurisht që ka patur kontaktet, por ja kam lënë në dorë agjentit tim. Gjithsesi, në Nantes ose në ndonjë vend tjetër, unë dua të luaj" - tha Sagna. 

Veterani ka luajtur në Ligue 1 para 13 vitesh më parë me ekipin e Auxerre. Ai shkëlqeu në radhët e kësaj skuadre dhe me shumë mundësi do të rikthehet aty ku e ka nisur karrierën e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat