Juventusi dëshiron Tonali’n

Futboll

Juventusi dëshiron Tonali’n

Më: 25 janar 2020 Në ora: 12:25
Sandro Tonali

Ishte njëri nga më të mirët mbrëmjen e kaluar për skuadrën e tij, Brescia, në humbjen e kësaj të fundit përballë Milanit.

Sandro Tonali shkëlqeu për skuadrën nga “Stadio Mario Rigamonti”, përkundër faktit se u mposhtën.

Jo më kot edhe skuadrat më të madhe evropiane janë të interesuara për t’i siguruar shërbimet e tij, e sidomos ato italianet, që tash e disa kohë janë në ndjekie të futbollistit.

S’do shumë mend se në mesin e tyre është edhe Juventusi. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të obsesionuar me cilësitë e Tonalit, andaj janë të gatshëm që të paguajnë çfarëdo çmimi, vetëm e vetëm që t’i sigurojnë shërbimet e yllit të Brescias.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund të mini-afatit kalimtar dimëror, edhe pse duke u bazuar në pozitën tabelare të “bardhë e kaltërve”, atëherë vështirë se ylli i ri do të ndryshojë ambient.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat