Arrihet marrëveshja, Inter siguron blerjen e katërt!

Futboll

Arrihet marrëveshja, Inter siguron blerjen e katërt!

Më: 25 janar 2020 Në ora: 13:15
Antonio Conte

Interi nuk ka frena këtë merkato, teksa pasi ka prezantuar zyrtarisht Young dhe Moses, si dhe ka siguruar shërbimet e Eriksen, tashmë bën edhe goditjen e radhës. Bëhet fjalë për Olivier Giroud.

Sipas lajmeve të fundit, drejtuesit zikaltër kanë gjetur marrëveshjen me lojtarin si dhe Chelsean.

Giroud do të ketë një pagë prej 4 milionë eurosh, plus bonuset në varësi të paraqitjeve të tij. Për londinezët do të shkojnë 5 milionë euro, si dhe 1.5 milion të tjera në formë bonusesh. Pra, në total Inter do të paguajë Chelsean 6.5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat