Van Dijk: Nuk jemi të paprekshëm

Futboll

Van Dijk: Nuk jemi të paprekshëm

Më: 25 janar 2020 Në ora: 13:31
Virgil Van Dijk

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk flet me modesti për skuadrën e Liverpoolit. Ai dëshiron ta ruaj qetësin duke u shprehur se gjithçka mund të ndodhë.

“Nuk ndihemi të paprekshëm. Nuk është diçka që e mendojmë. Kishte momente ndaj Wolverhamptoni kur ndeshja mund të merrte kahje tjetër. Ata mund të shënonin golën e dytë dhe ta fitonin lojën. Gjërat janë mirë për momentin, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ndryshojnë.”- është shprehur holandezi për mediat britanike.

Liverpool luan ndeshjen e ardhshme ndaj Shrewsbury Town të dielën në kuadër të FA Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat