Di Maria: Shpresoj që PSG-ja do të jetë klubi im i fundit në Evropë - Bota Sot
Di Maria: Shpresoj që PSG-ja do të jetë klubi im i fundit në Evropë

Futboll

Di Maria: Shpresoj që PSG-ja do të jetë klubi im i fundit në Evropë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:43
Angel Di Maria

Angel Di Maria ka zbuluar se atij do t’i pëlqente të kthehej në Argjentinë para se t’i jepte fund karrierës së tij si futbollist, mirëpo shpreson se Paris Saint-Germaini do të jetë klubi i tij i fundit në Evropë.

Argjentinasi Angel di Maria e kompletoi transferimin e tij nga Manchester Unitedi në PSG për 63 milionë euro në vitin 2015, pas një sezoni zhgënjyes në Old Trafford, ku reputacioni i tij e pësoi një goditje të konsiderueshme.

Di Maria ishte konsideruar njëri ndër sulmuesit anësor më të mirë në Evropë gjatë kohës së tij në Real Madrid, mirëpo ai dështoi në tentimin për ta vazhduar atë formë të mirë edhe në Old Trafford dhe Premierligë.

Për shkak se transferimi në Manchester United nuk i rezultoi ashtu siç kishte shpresuar, Di Maria u largua menjëherë dhe u transferua në PSG, ku ka qenë duke e rizbuluar formën e tij më të mirë, duke i ndihmuar PSG-së t’i fitojë 12 trofe në pesë vjetët e fundit, përfshirë këtu tre tituj të Ligue 1.

Ish-ylli i Real Madridit e kishte filluar karrierën e tij si profesionist në Rosario Central në Argjentinë dhe ai do të dëshironte të kthehej në vendlindje në një pikë, para se të pensionohet. Mirëpo, për momentin s’është duke u shqetësuar për të ardhmen e tij.

“Për momentin, nuk jemi duke negociuar për rinovim të kontratës. I kam edhe 18 muaj në kontratën time. Jam duke qëndruar i qetë”, ka thënë Di Maria.

“Unë e kam thënë këtë gjë që nga dita e parë. Shpresoj që PSG-ja të jetë klubi im i fundit në Evropë dhe pastaj do të kthehem për të luajtur në Argjentinë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat