Arsenal pranë goditjes së parë këtë merkato

Futboll

Arsenal pranë goditjes së parë këtë merkato

Më: 25 janar 2020 Në ora: 16:37
Pablo Mari

Pablo Mari është afër huazimit tek ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta.

Lajmin e bën të ditur “SkySports”, me 26 vjeçarin që pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore këtë fundjavë.

Arsenali dëshiron ta marrë lojtarin në huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje.

Mari, pjesë e Flamengos kishte qenë më herët edhe në Manchester City, por nuk ishte paraqitur në asnjë ndeshje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat