Futbollisti që riktheu buzëqeshjen e tifozëve të Milanos

Futboll

Futbollisti që riktheu buzëqeshjen e tifozëve të Milanos

Më: 25 janar 2020 Në ora: 17:01
Milan

Pas një starti jo të mirë në ligë, Milano më në fund po buzëqeshë.

E buzëqeshjen “Rosonerëve” siç duket ia ka kthyer sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Që nga transferimi i Ibres në “San Siro” Milano nuk dinë për humbje në 5 takimet e zhvilluara në vitin 2020, duke regjistruar 4 fitore e 1 barazim.

Rikthimi i suedezit në Milano, ka bërë që futbollistët të ngjallën, pasi dihet impakti që ka në fushën e lojës Ibrahomovici.

Ardhja e gjigantit suedez te kampi “Rosoner” ka ngjallur shpresat e tifozëve që Milano mund të kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, aktualisht hero i skuadrës Kuqezi është kroati, Andre Rebic, i cili ka realizuar golat vendimtar në dy fitoret e fundit të Milanos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat